Italia pas një periudhe shumë të vështirë për disa vite, ka arritur të rikthehet dhe të ketë një brez shumë cilësor, që në një të ardhme të afërt të synojë fitimin e një kompeticion madhor.
Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Mbrëmë skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.
Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mancini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.

Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit. /abcnews.al

