Sipas MeteoAlb dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë vendin.
Parashikohet që pasditja të sjelli shpeshtim të vranësirave në vend, ndërsa shira afat-shkurtër do ketë në zonat jugperëndimore.
Temperaturat e ajrit ulen sërish lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
Kthjellimet mbizotërojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës gjatë paradites.
Por mesdita sjellë shfaqe të vranësirave të lehta e kalimtare.
Maqedonia e Veriut
Paraditja vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë shpeshtim të vranësirave, por pa rrezikuar shi.
Rajoni dhe Evropa
Kthjellimet mbizotërojnë Rajonin e Mesdheut dhe Evropën Lindore.
Ndërsa vranësira dhe shira do kenë Brigjet e Detit të Zi dhe Evropën qendrore. Gjithashtu Evropa veriore vijon me temperatura të ulëta dhe dëborë./abcnews.al/