Kosova shpëtoi nga telashet sonte, duke arritur të fitojë minimalisht ndaj Moldavisë dhe siguruar direkt qëndrimin në Ligën C të Nations League. Ndeshja nisi keq për dardanët, kur Rrahmanit në minutën e 20-të iu desh të linte fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.
Gjithsesi fatmirësisht morali i skuadrës nuk bie, por Kosova gjen golin e avantazhit në minutën e 31-të me Lirim Kastratin. Sulmuesi i Dinamo Zagreb goditi shumë bukur brenda zonës dhe tundi rrjetën, duke gjetur edhe golin e tij të parë në karrierë me ekipin e parë të Kosovës.
Në pjesën e dytë Moldavia shfaqet disi me kërkuese, por pa mundur të rrezikojë seriozisht portën e Ujkanit. Në fund situata bëhet e vështirë për dardanët sepse Dresevic u dënua me karton të kuq në minutën e 85-të për shkak të një faulli teknik si lojtari i fundit.
Në fund Kosova fiton 1-0 dhe siguron qëndrimin në Ligën C, pas një fushate plot vështirësi në këtë edicion të Ligës së Kombeve.Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në këtë Ligë Kombesh. /abcnews.al