Ka nisur puntata e dytë e emisionit “E ardhmja është vajzë” ku të ftuar janë sportistja e njohur Klodiana Shala dhe fotografia Fjoralba Maliqi. Klodiana iu desh të bënte rolin e një fotografeje, një sfidë që u komentua në studio me opinionistët e mbrëmjes së sotme Eraldo Rexho dhe Bledi Strakosha.
Ky i fundit teksa po fliste sesi e realizoi Klodi këtë sfidë tha: “Klodi është si fëmijë për vete dhe sigurisht ka ditur të përshtatet. Kur e kam patur të ftuar në program kemi bërë disa foto dhe më të qëlluarat ishin ata që bënte Klodi.
E kishte shijuar në maksimun domethënë si fotografe do të ketë të ardhme.“, tha Bledi, teksa shtoi me humor se shpresonte që të mos jetë e shtrenjtë sikurse në palestër.
Ndërkaq, nga ana tjetër Klodiana shtoi me humor se miqtë e saj i kanë nxjerrë namin se është e shtrenjtë, ndërkohë që kur klientët interesohen tek biznesi i saj ndodh e kundërta. “E shkreta unë se këtu kam ngelur, se të gjithë më vonë se Klodi është e shtrenjtë dhe kur vijnë pastaj aty tek palestra po ti nuk qenke. Këta “armiqtë” e mi më kanë bërë një nam të paparë”. tha ajo. /abcnews.al