Ish-oficeri serb Rajko Kozlina, ka vazhduar të jetë pjesë e kësaj ushtrie edhe pasi një gjykatë në Serbi e kishte dënuar me burg për krime ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje të Suharekës në Kosovë, në vitin 1999. Sipas mediave serbe, Kozllina kishte ikur nga Serbia ku kishte qenë pjesëtar aktiv i ushtrisë, duke mos e kryer dënimin.
Po çfarë ka ndodhur pas dhënies së vendimit të Gjykatës për të?
“Për gjatë gjithë procesit gjyqësor për masakrën në Tërnje që të dy të akuzuarit janë liruar që të mbrihen në liri”, thotë Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Gjykata e Lartë në Beograd e kishte dënuar Kozllinën me 15 vjet burg në prill të vitit 2019, për vrasjen e 15 civilëve dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Tërnje të Suharekës.
Cila është historia e gjykimit të Rajko Kozllina?
Më 16 prill 2019, Rajko Kozlina u paraqit në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë në Beograd dhe, së bashku me ish-anëtarin e dytë të akuzuar të Ushtrisë Jugosllave, Pavle Gavriloviç, mohuan fajin për krimin kundër civilëve shqiptarë në Tërnje. Gavrilloviç, i cili u akuzua se kishte urdhëruar sulmin në Tërnje, u shpall i pafajshëm, ndërsa Kozllina u dënua me 15 vjet burgim.
Çfarë ka ndodhur në Tërnje, masakra e Tërnjes?
“Pjesëtare të policisë serbe vranë dhjetëra shqiptarë të Kosovës, prej të cioëve 42 janë gjetur dhe identifikuar deri tani. Aksioni i kësaj brigade ka filluar në 24 mars 1999 ku brigada e Serbisë e ka rrethuar fshatin Tërnje dhe në 25 mars në mëngjes kjo brigadë ka filluar të bombardojë fshatin, duke djegur shtëpitë. Pas rreth 20 minutash veprim të pamëshirshëm fshatarët e tmerruar filluan të dilnin nga shtëpitë dhe të iknin nga sytë këmbët. Në këtë moment këmbësoria e kësaj brigade u ndanë në tre grupe dhe u futën në fshat. Disa banorë të fshatit panë vrasjen e të dashurve të tyre. Një ndër këto raste ka ndodhur në oborrin e familjes Gashi . për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera pjesëtarët e kësaj brigade zbrazën fshatin dhe trupat u varrosën në varre masive. Varrezat janë gjetur pas luftës”, thotë Blakaj.
Gjykata e Lartë deklaroi se “në këtë seancë, zëvendësprokurori i përkohshëm për krimet e luftës, nuk propozoi që i akuzuari Kozllina të mbahej në paraburgim”.
“I akuzuari Rajko Kozllina, në mënyrë të rregullt e ka marrë vendimin e shkallës së parë, më 1 gusht 2019, përmes komandës kompetente të Ushtrisë së Serbisë, në të cilën ai është i punësuar. Edhe aktgjykimi i shkallës së dytë iu dha atij gjithashtu përmes komandës së ushtrisë, në bazë të nenit 244, paragrafi 4, të Kodit të Procedurës Penale më 28.1.2020 ”.
A vazhdojnë ata që kanë kryer krime të jenë pjesë e strukturave ushtarake dhe policore dhe administratës në Serbi?
Por Kozllina nuk u paraqit për të vuajtur dënimin dhe autoritetet serbe nuk kanë konfirmuar nëse do të shpallin fletë-arresti ndërkombëtar për të.
Sa persona ka gjykuar Serbia për masakrat në Kosovë dhe a janë në burg ata persona?
“Ne nuk mund të kemi informata të sakta se çfarë mund të ketë ndodhur me gjithë ata që janë dënuar për krime lufte. A janë ende anëtarë të shërbimeve. Rasti i fundit Kozllina dëshmon se ai ka qenë pjesëtar aktiv i ushtrisë së Serbisë, pra gjatë gjithë procesit gjyqësor ka qenë pjesë e ushtrisë”, thekson Blakaj .
Forcat e qeveritare të Jugosllavisë së Mbetur në atë kohë të përfshira në luftën në Kosovë ishin një kombinim i policeve dhe forcave policore speciale të Ministrisë së Brendshme serbe, ushtarëve dhe njësive ushtarake speciale të Ushtrisë Jugosllave, forcave paraushtarake dhe milicisë lokale. Te gjithë këta vepronin nën urdhërat e qeverise ne Beograd. 13 mijë e 518 persona u vranë gjatë luftës në Kosovë, nga të cilët 10 mijë e 794 shqiptarë. /abcnews.al