Alexis Sanchez nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks tek Interi. Antonio Conte e vlerëson shumë, por dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë sulmuesin kilen. Trajneri i kombëtares latine, Reinaldo Rueda ka analizuar situatën e 31-vjeçarit, duke treguar ndryshimin e madh mes klubit italian dhe Kilit.
“Kemi tentuar që Sanchez të luajë me ne në të njëjtën mënyrë e skemë me të cilën luan tek Interi. Gjithsesi, Alexis ndodhet në një situatë të vështirë te klubi zikaltër, nuk ka vazhdimësi aty, teksa në kombëtares është integruar për mrekulli prej kohësh.
Ai sakrifikon gjithmonë shumë për Kilin, ky është shkaku pse kemi zgjedhur ta aktivizojmë si gjysmësulmues, të njëjtin rol që bën tek Interi. Ai mbetet një futbollist jetik për ne“, deklaron trajneri i kombëtares latine. /abcnews.al

