Janë lënë të lirë aktivistët e Amnesti International të arrestuar në Turqi të cilët qëndronin në burg prej tre muajsh. Por mbi ‘ta qëndron ende akuza se janë pjesë e rrjetit të Fetullah Gulen. Një gjykatë në Stamboll vendosi të lërë të lirë tetë aktivistët e Amnesty International të cilët qëndronin në burg prej tre muajsh në Turqi me akuzën e terrorizmit. Mes tyre është dhe drejtoresha e degës së Amnesty International në Turqi, Idil Eser. Të lirë janë dhe gjermani Peter Steudtner e suedezi, por të tetë janë endë nën akuzë Lirimi i tyre u vendos në seancën e parë të gjyqit me prokurorinë që kishte kërkuar lirimin e vetëm shtatë prej tyre ndërkohë që të gjithë qëndruan në qeli gjatë procesit. Nga burgu ka dalë pas 115 ditësh dhe avokati Taner Kilic, president i organizatës në Turqi. Procesi i këtij të fundit i cili ndodhej në qeli që prej muajit qershor u bashkua me atë të aktivistëve të arrestuar në fillim të muajit korrik gjatë një seminari në ishullin e Buiukada. Ata akuzohen se janë pjesë e rrjetit të Fetullah Gulen, i cili sipas Ankarasë është organizatori i grushti të shtetit të dështuar në 15 korrik të 2016-ës.
Lihen të lirë aktivistët e Amnesty International të arrestuar në Turqi. Qëndruan në burg tre muaj
schedule12:43 - 26 Tetor, 2017
schedule 12:43 - 26 Tetor, 2017