Policia në Durrës ka arrestuar një 33-vjeçar, të cilit iu gjetën në automjet armë zjarri, karikatorë dhe lëndë plasëse.
Pas informacioneve të mbledhurra, polica ndoqi T. C., i cili ishte duke lëvizur nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ai u ndalua në aksin rrugor Durrës-Tiranë, tek kryqëzimi i Sukthit, ndërsa policia gjatë kontrolleve të bëra në mjetin tip “Benz” gjeti 1 armë zjarri automatik, 6 karikatorë, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak.
Sipas policisë, 33-vjeçari kishte si synim që t’i shiste armët dhe municionet që mbante në makinë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim. s.b/abcnews.al/



