“Ti je një Luledielli” ndihmon bebet e porsalindura në 3 qytete të Shqipërisë

schedule11:17 - 18 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 18 Nëntor, 2020

Moderatorja e njohur Albana Osmani e ka konsideruar si gjënë më të jashtëzakonshme në jetë fondacionin “Ti je një luledielli”.

Qëllimi i tij është të ndihmojë fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut duke i dhuruar atyre buzëqeshje.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, Albana treguar se pasi dërguan pajisje në pavionin e Pediatrisë, tashmë do të shkojnë në spitalet e Bajram Currit, Burrelit dhe Gjirokastrës.

“Është sikur unë ndeza një fije shkrepse në një oxhak dhe u ndez. Është aty ku jam unë, ku është zemra ime. Të merresh me fëmijët është gjëja më e jashtëzakonshme. Ne e kemi nisur nga pediatria, aty ku kishte më shumë presion. Arritëm të pajisim pavijonin, ku kurohen fëmijët me kancër. Jeta ime ka kuptim kur tregoj realisht se çfarë kam bërë me këtë fondacion.

Dhjetori do na gjej në tre spitale, një në vendlindjen time, Bajram Currë, ku një spital do ta mbushim me pajisje, në Burrel dhe Gjirokastër”, u shpreh moderatorja.

Kujtojmë që “Ti je një luledielli”, është shpallur Kampion i Europës Juglindore dhe Ballkanit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!