Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina për Covid-19, do t’u jepen falas qytetarëve

schedule10:53 - 18 Nëntor, 2020

schedule 10:53 - 18 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të sigurojë 1.2 milionë vaksina, dhe ato do t’u jepen falas qytetarëve.

“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e MSH për Telegrafin.

Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.



“Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, thuhet në përgjigje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!