Policia e Milanos ka arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 italianë. Ata akuzohen se kanë sulmuar me thikë djalin e prezantueses së njohur Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini. Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik jashtë një diskoteke në Milano. Idenditeti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur por vetëm saktësohet se janë të moshës nga 23 deri në 29 vjeç. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Nikolo Betarinit është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën. 19-vjeçari është qëlluar 11 herë me thikë. Policia po vijon hetimet për të kuptuar arsyen e këtij sulmi. /abcnews.al
Dhunuan djalin e prezantueses Simona Ventura, 2 italianë e 2 shqiptarë në pranga
schedule11:57 - 2 Korrik, 2018
schedule 11:57 - 2 Korrik, 2018
