Paniku “mbërthen” SHBA-në, boshatisen supermarketet

schedule22:42 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 17 Nëntor, 2020

Imazhet dramatike janë rikthyer në SHBA, e cila është përsëri e ekspozuar ndaj pandemisë. Raftet në supermarkete janë bosh, ndërsa qytetarët i ka pushtuar paniku për vijimësinë e situatës.

Mediat amerikane raportojnë se situata, po përkeqësohet në një kohë kur shifrat e viktimave po rriten në mënyrë dramatike dhe situata politike, me Donald Trump që refuzon të pranojë humbjen, e bën të vështirë hartimin e një plani efektiv.

Paniku është përsëri i dukshëm në SHBA, jo vetëm përmes numrave, por edhe në jetën e përditshme. Njerëzit dynden në supermarkete të pushtuar nga frika dhe blejnë pa masë letër higjienike, dezinfektues dhe ushqim.

Skenat e kaosit mbizotërojnë në supermarkete në Washington, California, Virginia, Indiana dhe New Jersey.

Për herë të dytë në gjysmë viti, amerikanët janë frikësuar nga përhapja e rrezikshme e sëmundjes, ndërsa në 40 shtete numri i rasteve ditore po rritet me shpejtësi.

Kambana ra për Presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden, i cili u përqendrua në rëndësinë e normalitetit politik, ashtu si edhe Anthony Fauci, në mënyrë që të mos regjistrohej një numër rekord i viktimave.

Shumë guvernatorë, nga New Jersey në California dhe Ohio, kanë vendosur masa më të rrepta për të kufizuar tubimet e Falënderimeve. g.v/abcnews.al