Shawn Mendes tregon “dhuratën” më të mirë që mori në karantinë

schedule21:05 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:05 - 17 Nëntor, 2020

Shawn Mendes ka folur së fundmi sesi e ka përjetuar karantinën së bashku me partneren e tij, Camilla Cabello teksa zbuloi dhe “dhuratën më të mirë” që mori gjatë asaj kohe. Këngëtari 22-vjeçar u shpreh se pavarësisht se izolimi ishte shumë i vështirë dhe për faktin se u shkëput nga muzika, në fund të fundit arriti të nxirrte një mësim të vlefshëm.

Shkova në Miami dhe po jetoja me Camilën dhe familjen e saj. Isha në panik javën e parë duke qenë se nuk kishte asnjë mënyrë që të punoja për albumin. Pastaj fillova të mendoja sesa bukur është të qëndrosh në të njëjtin vend çdo natë, të shijosh një film, të gatuash darkë me familjen dhe të lash rroba.  E di se tingëllon absurde, por duke qenë se që në moshën 15-vjeçare kam qenë nëpër turne, nuk e mbaj mend herën e fundit që kam nuhatur këtë aromë.

Kjo qetësi solli shumë ankth për faktin se duhet të punoja dhe nga ana tjetër kjo periudhë ishte reflektuese për mua ku duhet të isha.  Ishte hera e parë që pata rastin të mendoja për dikë më shumë se për veten. Ishte hera e parë që kisha hapësirë të mjaftueshme në zemrën dhe mendjen time që nuk ishte konsumuar sesa njerëz po shqetësoheshin për atë që po bëja.

Ishte hera e parë që isha i qetë dhe isha në gjendje të mendoja: “Çfarë po ndodh në këtë botë, si po ndihem për këtë dhe çfarë mund të bëj”. Kjo është dhurata më e mirë që kam marrë gjatë gjithë jetës time.“, u shpreh këngëtari. /abcnews.al