Ekspertët: Rimbursimi i barnave për Covid-19 i vonuar, në Shqipëri është rritur niveli i varfërisë

schedule20:30 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 17 Nëntor, 2020

Nga Erblina Mile

Pandemia dhe mjekimet anti-covid po rëndojnë gjendjen financiare të familjeve shqiptare.Eksperti Arben Malaj sygjeron që të mirmenaxhohet situata  në sistemin shëndetësor pasi prej panikut të krijuar qytetarët po shpenzojnë pa kriter .

Për ekspertin Selami Xhepa  niveli i varfërisë në vend ka arritur në 45% dhe kjo e ndikuar direkt edhe nga mjekimet e mara nga covid.Rimbursimin e miratuar nga qeveria  me një vlerë prej 1.2 mld lekë e cilëson të vonuar.

Tashmë debati më i madh është nëse duhet apo jo një mbyllje e dytë në ekonomi..Të dy eksperëtt e njohur janë  të njëjtit mendim shëndetësia ka përparësi por  edhe varfëria është e rrezikshme për një shoqëri.

Sipas mjekëve fatura që duhet të shpenzojnë një qytetar i prekur me COVID në Shqipëri varion nga 5 mijë lekë në fazën eparë me simptoma të lehta dhe arrin në  36  mijë lekë  për pacientët  me simptoma të rënda vetëm për blerjen e barnave.Nëse përfshijme edhe vizitat apo analizat shuma arrin në mbi 100 mijë lekë./abcnews.al