Preket drejtori në Gramsh, Posta në alarm, nuk kanë të ndaluar infektimet e mësuesve në Elbasan

schedule20:13 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:13 - 17 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit janë të shumta rastet me koronavirus në Elbasan dhe Gramsh, ndërkohë që në Librazhd ndërroi jetë edhe një inxhinier.

Nga 20 raste në Elbasan, 6 të infektuar janë mësues, raporton gazetari i ABC-së, Aldo Kozarja.

Në Gramsh janë 28 raste pozitive. Drejtoria e postës është mbyllur pjesërisht deri në dezinfektimin dhe marrjen e tamponit pasi kreu i këtij institucioni ka rezultuar pozitiv.

Po ashtu në Gramsh ka rezultuar pozitiv edhe një mësues, një nxënës dhe një infermier./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!