Pharrell Williams ka dhënë një vështrim të rrallë rreth asaj që po ndodh në prapaskenat e albumit të ardhshëm të Rihanna-s. Krijuesi i hitit “Happy” ka punuar me divën e muzikës për albumin “R9”.
“Rihanna është në një vend tjetër tani. Si wow. Ajo është nga një botë tjetër”, tha këngëtari duke shtuar më tej: “Unë jam i gatshëm të vë bast, sepse Venusi është i gaztë dhe nëse do të kishin një teleskop që mund ta zmadhonte, do të shihje Ririn të shtrihej nudo atje.”
Katër vite më parë, fituesja e “Grammy” lançoi albumin e tetë “Anti” dhe që prej atëherë nuk ka qenë aktive në muzikë. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja tha se albumi i shumëpritur do të publikohet më shpejt se sa mendojnë fansat e saj.
“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.” /abcnews.al