Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk po nxjerrim as bukën”! Basha te biznesi i vogël: Qeveria e re pas 25 prillit sjell ndryshimin

schedule17:12 - 17 Nëntor, 2020

schedule 17:12 - 17 Nëntor, 2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me pronarë biznesesh të vogla për t’u njohur me shqetësimet e tyre në këtë periudhë të vështirë nga koronavirusi.  Artan Murati, pronar i një biznesi familjar u shpreh gjatë bisedës me Lulzim Bashën se xhiroja ditore ka rënë në një minimum ekstrem. “Xhiroja e ditës së sotme ishte vetëm 5 mijë lekë të vjetra. As bukën e gojës nuk nxjerrim” tha ai.

Lideri demokrat akuzoi se biznesi i vogël është në krizë të thellë, ndërsa shteti nuk i jep ndihmë.  “Edhe në kohë krize, qeveria, paratë e shqiptarëve nuk i kthen si ndihmë por i çon në xhepin e një grupi klientësh të vetë”.

Biseda e Lulzim Bashës me sipërmarrësin e vogël

Lulzim Basha: Si po të shkojnë punët?

Artan Murati: Shumë dobët është.

Lulzim Basha: Xhiro ka rënë besoj?

Artan Murati: Po, ka ra fare ne maksimum.

Lulzim Basha: Si ja del?

Artan Murati: Ashtu duke e shtyrë. Kam marrë një kredi me një fjalë edhe..

Lulzim Basha: Kredi për të mbajt hap dyqanin?!

Artan Murati: Po. Asnjë lloj të ardhure. As bukën e gojës nuk e nxjerr. Ja sot skam bërë as xhiro asgjë, 5 mijë lekë xhiro ka dyqani.

Lulzim Basha: Kjo është xhiro e vetme?

Artan Murati: Kjo është xhiro e sotme.

Kryetari i opozitës, Basha u tha sipërmarrësve se kjo duhet të ishte periudha kur qeveria duhej ta ndihmonte biznesin shqiptar, ashtu siç qeveria e Kosovës apo qeveritë e tjera të rajonit ndihmuan bizneset e vendit të tyre.

Ndihma e qeverisë shqiptare për të luftuar pasojat e pandemisë, ishte vetëm 1 %e prodhimit të brendshëm bruto, më e ulëta në Europë. Ndërkohë që vëmendja e autoriteteve dhe buxheti i shtetit duhet të ishin në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, e gjithë makineria qeveritare është vënë në funksion të propagandës dhe një fushate shpifjeje kundër opozitës”.

Zyra e shtypit të PD-së, njofton se kreu demokrat premtoi se qeveria e dalë nga 25 prilli do t’i japë fund kësaj neglizhence dhe shpërdorimi kriminal të resurseve shtetërore, nëpërmjet një plani për ta ndihmuar ekonominë duke filluar me njerëzit e thjeshtë që kanë mbetur pa asnjë të ardhur, atyre që kanë humbur vendet e punës, ndihmë për njerëzit e thjeshtë, ndihmë për biznesin duke filluar nga biznesi i vogël, ndihmë për të gjithë ata që sot kanë nevojë më shumë se kurrë që shteti, paratë e taksave t’i çojë për të ndihmuar ata.

Kjo ishte koha që Shqipëria të ndihmonte njerëzit, shteti të ndihmonte njerëzit në nevojë dhe shumica dërrmuese e bizneseve të vogla që janë në prag falimentimi, kanë muaj që nuk gjenerojnë asnjë fitim. Dolën të dhënat sot që Shqipëria është ekonomia me akreditimin më të ulët nga të gjithë vendet e tjera të Ballkanit. Çfarë gjëje më të rëndësishme mund të bëjë qeveria në një moment të tillë përveçse t’ju vijë në ndihmë ju? Kjo është kryesorja. Edhe në këtë kohë, ajo që po ndodh është e kundërta, paratë e taksave tuaja, paratë që paguani ju, po zhduken në xhepat e një grushti klientësh së qeverisë. Dhe kryeministri merret nga mëngjesi deri në darkë me sulme politike, me shpifje ,me trillime. Këto as ju ndihmojnë ju, as e ndalojnë krizën, vetëm e thellojnë krizën. Prandaj të jesh i sigurt që së bashku do t’i japim fund kësaj. Duhet t’i kthejmë shpresën Shqipërisë. T’i japim një shpresë të re Shqipërisë” deklaroi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!