Trajneri i Interit, Antonio Conte, është rikthyer të flasë gjerësisht rreth vetes së tij. Në një intervistë për “The Telegraph”, italiani flet më shumë rreth skemave të tij, situatës tek Interi apo dhe për Lukakun. Në fund ai i shkel syrin Premier Leagues, pasi është i sigurtë se një ditë do të rikthehet atje.
FUTBOLLI DHE SKEMAT – “Unë mendoj se futbolli është gjithmonë në zhvillim dhe është shumë e rëndësishme që një trajner të jetë i gatshëm të gjejë zgjidhje të reja. Nëse ai shikon një ide të bukur tek një trajner tjetër, atëherë mund t’ia vjedhë atij. Unë kam luajtur me tre mbrojtës që para se të shkoja në Angli, por e mbaj mend shumë mirë se sa kritika shkuan ndaj Louis Van Gaal kur ai e provoi diçka të tillë te Manchester United”.
LUKAKU – “Romelu është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka ende shumë vend për t’u përmirësuar. Në vetëm një vit tek Interi ai është formuar shumë si lojtar sepse dëshiron të mësojë dhe mendon se unë jam një mësues i denjë për të. Ai mund të vazhdojë kështu dhe shumë shpejt do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

INTERI – “Sinqerisht, sezonin e kaluar mendoj se bëmë diçka të bukur, pasi përfunduam vetëm një pikë pas Juventusit në kampionat, luajtëm në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë si dhe arritëm në finale të Europa League. Projekti ynë është vetëm në fillim dhe tashmë jemi duke krijuar themelin, për t’i dhënë mundësinë këtij klubi për të fituar një trofe të rëndësishëm këtë sezon”.
E ARDHMJA – “Unë kam dhe një tjetër vit kontratë me Interin dhe dua që t’a vazhdoj këtë projekt që kam nisur dhe për shumë vite të tjera, pasi siç e thashë jemi ende tek ndërtimi i themeleve. Sigurisht që në të ardhmen time dua të kthehem një ditë në Angli, pasi me të vërtetë që më ka pëlqyer atmosfera atje. Edhe famija ime është shumë e kënaqur me jetën atje dhe besoj se do të kemi një përvojë tjetër atje”, përfundon Conte. /abcnews.al

