FOTO/ E gjthë bota me sytë aty, emocione të forta në dhjetra mijëra metra lartësi

schedule12:12 - 17 Nëntor, 2020

schedule 12:12 - 17 Nëntor, 2020

Janë pamje emocionuese ato që vijnë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pasi aty mbërriti sëfudnmi anija kozmike “Dragon” në pronësi të Elon Musk, e cila po kryen një fluturim në emër të NASA-s.

Anija u ankorua pas një udhëtimi 24 orësh me katër austronautë në bord, të cilët pas përfundimit të procedurave u takuan me të tjerët që shërbejnë aktualisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

“Dragon”, e cila u lëshua me raketë “Falcon 9” në pronësi të SpaceX, u nis nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida të dielën me 4 astronautë në të.

Astronautët e NASA-s Mike Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker dhe astronautë të tjerë mirëpritën Soichi Noguchi nga Agjencia Hapësinore e Japonisë (JAXA).

Astronautët do të qëndrojnë në ISS për 6 muaj për të kryer kërkime shkencore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!