Vazhdojnë problemet për Interin. Aleksandar Kolarov bëhet lojtari i dytë i infektuar me Covid-19 në ditët e fundit. Pas Marcelo Brozovic, tashmë edhe ylli i kombëtares serbe ka rezultuar pozitiv pas tamponit të kryer.
Kujtojmë se mbrojtësi anësor ishte larguar para kohe nga grumbullimi me Serbinë dhe dje ai iu nënshtruar fillimisht tamponit në mënyrë që të rifillonte stërvitjen me zikaltrit.
? | OFFICIAL STATEMENT
FC Internazionale Milano can confirm that Aleksandar Kolarov has tested positive for COVID-19.#FCIM https://t.co/i27GePjVov
— Inter (@Inter_en) November 17, 2020
Fatkeqësisht ai rezultoi pozitiv dhe tani ndodhet i karantinuar. Kështu një tjetër mungesë e sigurtë për Antonio Conten këtë fundjavë, ku Interi do të ndeshet me Torinon në “San Siro”. /abcnews.al


