Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 65 raste me koronavirus në stafin e saj në Gjenevë, sipas një emaili të brendshëm të marrë nga The Associated Press.
Në mesin e të prekurve janë pesë persona që punonin në ambientet e selisë dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin.
Farah Dakhlallah, një zëdhënëse e OBSH-së, konfirmoi numrin e të infektuarve në një email për AP, por tha se agjencia shëndetësore e OKB-së nuk kishte përcaktuar ende nëse përhapja Covid-19 ndodhi në zyrat e saj.
“Sipas njohurive të mia, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, ka thënë Michael Ryan, shefi i agjencisë i emergjencës, të hënën në një konferencë shtypi në OBSH.
Por sipas të dhënave rreth gjysma e rasteve të regjistruara deri më tani ishin njerëzit që kishin punuar nga shtëpia.
32 ishin nga stafi që kishin punuar në ambientet e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz.
Ndërkohë në Gjenevë, restorantet janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ndërsa numri i rastev është rritur punonjësit janë inkurajuar të punojnë nga shtëpia./abcnews.al