Berat Djimsiti ishte edhe pak vite më parë te Atalanta kur skuadrën nga Bergamo e drejtonte Edy Reja, por nuk ishte në nivelet e sotme. Mbrojtësi i kombëtares nën drejtimin e trajnerit Gasperini është kthyer në “bishë” dhe një nga pikat kyçe të ekipit.
Sa herë ka munguar ai, skuadra ka vuajtur shumë dhe ka pësuar gola. Rëndësinë e tij 27-vjeçari e tregon në çdo aspekt, por gjatë këtij sezoni duket se ka qenë më i miri në duelet ajrore.
Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Europë përsa i përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt.
Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europa, pas Kurt Zouma të Chelsea. Ylli i kombëtares sonë ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme. Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. /abcnews.al