Mungoi ndaj Kosovës/ Simeone merr lajmin e mirë, titullari gati për Barcelonën

schedule22:39 - 16 Nëntor, 2020

schedule 22:39 - 16 Nëntor, 2020

Diego Simeone ka marrë ditën e sotme një lajm të keq dhe një të mirë. I pari lidhet me infektimin me Covid-19 të Luis Suarez. Bomberi uruguaian ka rezultuar pozitiv në testet e kryera me kombëtaren e tij dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Fundjava sjell duelin e rëndësishëm me Barcelonën (21 nëntor, në Wanda Metropolitana) në kampionat dhe “El Pistolero” nuk mund të zbresë në fushë kundër ish-shokëve të tij. Një mungesë e rëndësishme, teksa lajmi i mirë vjen nga Jan Oblak.

 

Jan Oblak

Portieri nuk luajti mbrëmjen e kaluar me Slloveninë në sfidën e Nations League kundër Kosovës për shkak të një problemi në shpatull. Diçka e tillë krijoi panik te “Colchoneros”, por 27-vjeçari i është nënshtruar testeve mjekësore, që kanë konfirmuar praninë e tij në fushë përballë Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!