“U lodha, kam dy vjet që i shkoj pas Napolit”, situata e rinovimit me Hysajn

schedule21:59 - 16 Nëntor, 2020

schedule 21:59 - 16 Nëntor, 2020

Çështja e rinovimit të Elseid Hysajt me Napolin, është kthyer në një telenovelë. “Kam dy vite që i shkoj pas Napolit për rinovimin. Jam lodhur dhe tani është e drejtë të shqyrtoj ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit”, u shpreh ditë më parë Mario Giuffredi, agjenti i shkodranit.

TMW bën një analizë rreth situatës së lojtarit të kombëtares shqiptare. Kontrata me Napolin i përfundon qershorin e ardhshëm dhe prej datës 1 janar mund të firmosë një parakontratë me klubin e ri. Ulja e Gattusos në stol e ka rikthyer Hysajn në formën e ditëve më të mira.

Trajneri kalabrez e vlerëson shumë 26-vjeçarin, edhe prej faktit që mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes. Kohë nuk ka shumë për të gjetur akordin e zgjatjes së bashkëpunimit mes Napolit dhe Hysajt.

Ndërkohë, media italiane thekson se Atletico Madrid dhe Spartaku i Moskës, dy klube që kanë shprehur interes më parë për lojtarin shqiptar, po e monitorojnë me kujdes situatën dhe janë gati të bëjnë ofertat e tyre në drejtim të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!