Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin presidentit pas dorëheqjen së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.
Sipas tij, posti i presidentit nuk duhet ta dërgoj vendin në zgjedhje.
“Ne s’mund të them që s’kemi diskutuar. Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, është shprehur Mustafa për mediat vendase.
Gjithashtu Mustafa në intervistën e tij ka theksura se është e rëndësishme që pas këyre ngjarje të reflekohet.
Ai ndër të tjera ka theksuar se PDK-së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë.
“Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK-së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit. Në moment ata që janë të gatshëm por edhe Vetëvendosja jemi të vullnetshëm që të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Me Vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për këtë çështje sepse ata kanë qenë të prerë duke kërkuar vetëm zgjedhje”, theksoi Mustafa./abcnews.al