“Dua të rinovoj me Roberto Mancinin, por gjithçka varet nga dëshira e tij“, deklaroi ditën e djeshme Gabriele Gravina, presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të kombëtares së kaltër.
Rezultate pozitive, lojtarë të rinj dhe futboll zbavitës. Italia është rikthyer e fortë, teksa fitorja 2-0 e mbrëmjes së kaluar kundër Polonisë në Reggio Emilia, mban 4 herë kampionët e botës në vend të parë në grupin 1 të Nations League.
Italia luan sfidën e fundit të mërkurën jashtë fushe kundër Bosnjës, dhe triumfi i siguron përfundimisht pozitën e parë në grup. Roberto Mancini nuk do të jetë i pranishëm në përballjen që do të luhet në Sarajevë.
Trajneri i kombëtares rezultoi pozitiv me Covid-19 dhjetë ditë më parë, teksa ka kryer një tjetër tampon. Gazzetta dello Sport raporton se 55-vjeçari dalë sërish pozitiv dhe do i duhet të presë për të dalë nga karantina e për t’u kthyer në pankinë.
Italia do të ketë trajner në duelin kundër Bosnjes sërish Alberico Evanin, i cili drejtoi kombëtaren e kaltër edhe në miqësoren kundër Estonisë (4-0) dhe në triumfin 2-0 kundër Polonisë së Robert Lewandowskit. /abcnews.al