Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Ishëm: Në vit të Ri futeni në shtëpi! Ultimatum më të voglit: Pa dhjeta të lëmë në çadër

schedule17:22 - 16 Nëntor, 2020

schedule 17:22 - 16 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Ishëm të Durrësit ku u takua me familjet që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit ku premtoi se për Vit të Ri do të futen në shtëpitë e reja. Rama tha se ia ka vlejtur pritja pasi rëndësi ka që shtëpia ku do të nisin vitin e ardhshëm do të jetë më e madhe dhe më e fortë se më parë.

Ai shkëmbeu batuta me më të voglin e familjes duke kërkuar prej tij që të marrë vetëm dhjeta në shkollë, ndryshe do të qëndrojë jashtë në çadër.

Rama: Edhe pak në çadër, rëndësi ka që shtëpia do jetë më e madhe më e bukur më e fortë.

Banorja: Mezi kemi dalë jashtë, vajza ishte 5 muajshe atëherë kur ra tërmeti

Rama: Sipas llogarisë që bëj unë për vit të ri je në shtëpi. Rëndësi ka të thoni gëzuar në shtëpi të re.

Rama: Hë mo king ku je ti, shkon në shkollë apo jo? Çfarë notash merr?

Djali: Nënta, dhjeta.

Rama: Jo nënta, dhjeta vetëm dhjeta duhet të marrësh. Po nuk more një 10 për çdo tullë do të lëmë te kabina.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!