Aktori i njohur Hugh Grant ka zbuluar se u infektua me koronavirus në fillim të këtij viti. Në një intervistë për “The Late Show” me Stephen Colbert, 60-vjeçari zbuloi se ai dhe gruaja e tij, Anna Elisabet Eberstein u infektuan me Covid-19 në shkurt ndërsa ndodheshin në Londër.
“Nisi si një sindromë shumë e çuditshme ku po vazhdoja të kisha djersë të tmerrshme. Ndjeja sikur bebet e syve ishin tre herë më të mëdha si më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në gjoksin tim. Fillova të nuhas lule, por asgjë.
Po ndihesha i dëshpëruar. Fillova të nuhasja nëpër kosha plehrash. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”, ka thënë aktori.
Grant nuk është i vetmi njeri i famshëm që ka pësuar simptoma të çuditshme të koronavirusit. Aktorja Alyssa Milano u shpreh pak kohë më paeë se që prej kur kaloi Covid muaj më parë, po vuan nga rënia e flokëve. /abcnews.al


