Egnatia gjatë muajve të fundit ka nisur një projekt shumë serioz dhe në klub po bëhen investime të mëdha në afrime lojtarësh, por së fundmi kanë nisur edhe punimet për krijimin e infrastrukturës së nevojshme.
Skuadra nga Rrogozhina ka treguar se është një nga favoritët kryesore për tu ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Së fundmi klubi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se kanë nisur punimet për ndërtimin e qendrës stërvitore të skuadrës.
Kompleksi do të ndërtohet në Lekaj dhe nga projekti i paraqitur përfshin një fushë, selinë e klubit si dhe klasë leksionesh teorike, ku lojtarët dhe stafi mund të studiojnë kundërshtarët. Mbetet të shihet nëse gjithçka do të materializohet shpejt. /abcnews.al
View this post on Instagram