Hoti: Pas pak ditësh fillojmë bisedat për çështjen e presidentit

schedule15:47 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:47 - 16 Nëntor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti këtë të hënë ka deklaruar se pritet që së shpejti të nisin bisedimet në spektrin politik për pozicionin e presidentit të vendit.

Hoti në fjalën e tij ka thenë se se beson që kjo çështje do të marrë udhë, ndërsa tha se do ta shohin mundësinë për ta kaluar këtë situatë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, është shprehur Hoti.

Ndërkohë në zyrën e Presidentit, aktualisht është ushtruesja e detyrës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!