Suarez: Më përzunë, por më dhemb kur Barça vuan

schedule10:36 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:36 - 16 Nëntor, 2020

Barcelona sapo ka nisur një revolucion në skuadër dhe është në një situatë të vështirë me financat. Kjo reflektohet kudo dhe veçanërisht në lojë. Katalanasit nuk janë më të frikshëm dhe janë një skuadër që mund t’i krijojë probleme çdo kundërshtar.

 

Luis Suarez e larguan me pahir, por kjo nuk do të thotë se uruguaianit i ka humbur dashuria për Barçën. Në një intervistë për Marca sulmuesi i Atletico shprehet se ndihet keq, teksa sheh Barçën të mos ketë forcën e dikurshme.

“Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletico, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes.

 

Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Messin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!