BE dhe kriza e zgjerimit është trajtuar në studion e “Byro Politike” në ABC News nga diplomati Agim Nesho, diplomati Arben Çejku, studiuesi Lisien Bashkurti, politologu Ermal Hasimja dhe ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni.
Për diplomatin Nesho dy janë krizat ekzistenciale për Europën, kriza emigracionit dhe eurozona. “Problemt që kanë krijuar rritja e nacionalizmit e populizmit krijojnë probleme në gjithë unionin”. Ky samit sipas Neshos kishte një rëndësi të veçantë për konsensusin e vendeve të unionit për emigracionin, si edhe tema të tjera.
Diplomati Arben Çejku theksoi se në rrethanat që ndodhet Bashkimi Evropian ishte një zgjidhje optimale.
Bashkurti tha se BE ka një dekadë që po përballet me një valë krizash që nuk i ka adresuar të gjitha në mënyrë strategjike.
“Kriza ekonomike financiare që nga 2008, ballafaqimi me Pranverën Arabe që përfundoi me stuhi arabe, kriza e lindjes, marrëdhëniet me Rusinë, dhe kriza në Lindjen e Mesme përbëjnë një tërësi rrathësh krizash që kanë goditur Europën në të njëtën kohë. Sado që të përpiqen të zgjidhin njërën, kriza ngelet e hapur”.
Ermal Hasimja, duke folur për përplasjen e Italisë për refugjatët, tha se përplasja këtu është me shume dimensione dhe zgjidhje thuajse të pamundur.
Ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni theksoi se qëndimi i Italisë nuk ndryshon. Sipas tij secili vend anëtar i BE frymëzohet nga qëndrimi i brendshëm politik në fushat respektive të tyre. /abcnews.al