Barcelona së fundmi po vuan shumë nga dëmtimet. Coutinho, Araujo dhe Fati janë ndalur së fundmi dhe kësaj tresheje i shtohet një tjetër senator i skuadrës. Sergio Busquets mbrëmë ndaj Zvicrës doli nga loja në minutën e 73-të pas një dëmtimi të pësuar.
Ai e kishte të pamundur të vazhdojë dhe pas ndeshjes është raportuar për një lëndim në ligamentin e gjurit të këmbës së majtë. Bëhet fjalë për devijim të lehtë në pamje, por ligamenti është një pjesë shumë delikate e këmbës dhe kërkon kohë të konsiderueshme për tu rikuperuar.
Mbetet për tu parë mungesa e mesfushorit, i cili është titullar fiks te Barcelona. Mungesa e tij i hap rrugën Pjaniç për të treguar vlerat e tij. /abcnews.al