Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Qindra mijë mbështetës të Trump mblidhen në Uashington DC, presidenti del i përshëndet

schedule03:46 - 15 Nëntor, 2020

schedule 03:46 - 15 Nëntor, 2020

Rrugët e Uashington DC ishin të mbushura me flamuj të SHBA-së dhe MAGA ndërsa mbështetësit e presidentit Trump marshuan për të protestuar kundër fitores së deklaruarnga demokrati Joe Biden, të cilën ata e shohin si të manipuluar. Turmat kënduan dhe u lutën.

E emërtuar nga organizatorët e tij si ‘tubimi më i madh i Trump në histori’, marshimi i së shtunës tërhoqi turma të mëdha të mbështetësve të presidentit Trump në kryeqytetin e kombit, ku ata u mblodhën në Freedom Plaza për të protestuar ndaj asaj që ata e cilësojnë si zgjedhje e manipuluar nga Demokratët.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, pohoi se ‘më shumë se një milion’ marshues morën pjesë në tubim.



Ndërsa turma e mbështetësve të Trump zbriti në Uashington DC për një tubim masiv, presidenti Donald Trump bëri një paraqitje, duke përshëndetur mbështetësit e tij nga makina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!