Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Titulli mos të na kthehet fiksim”, mbrojtësi viking ka një mesazh për Milanin

schedule19:40 - 14 Nëntor, 2020

schedule 19:40 - 14 Nëntor, 2020

Simon Kjaer është kthyer në formën e ditëve më të mira dhe po i jep stabilitet repartit defensiv të Milanit, ekip që kryeson Serie A pas javës së shtatë. 31-vjeçari danez ka dhënë një prononcim për Gazzetta dello Sport, aty ku flet rreth titullit kampion, trofe që i mungon kuqezinjve prej vitit 2011.

Unë jam një lojtar që ka nevojë për besim, dua ta ndjej besimin e të gjithëve në mënyrë që të jap më të mirën time. Gjithmonë ua kam shpërblyer trajnerëve që më kanë aktivizuar rregullisht. Jemi në vend të parë në kampionat, kështu që mund ta fitojmë titullin.

Sezoni është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një nga një, kështu siç po bëjmë deri tani. Titulli nuk duhet ta na kthehet fiksim, duhet të jetë thjesht një objektiv që duhet të arrijë Milani, pasi historia e këtij klubi është e mbushur me trofe. Jemi kthyer në majë pas shumë viteve.

Duhet të bëjmë maksimumin për të kthyer Milanin në Champions League dhe do të luftojmë deri në fund për t’u shpallur kampionë. E kemi për të detyrë të besojmë që mund t’ia dalim“, thekson qendërmbrojtësi i ekipit të Piolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!