Në izolim prej 3 ditësh, trajneri i Shqipërisë U21 merr përgjigjen e radhës

schedule18:37 - 14 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 14 Nëntor, 2020

Alban Bushi u prek nga koronavirusi tre ditë më parë. Trajneri i Shqipërisë U21 iu nënshtrua tamponit dhe përgjigja e marrë ishte pozitive.

Ish-sulmuesi i njohur nisi menjëherë karantinën, teksa FSHF vendosi që në stolin e kuqezinjve të vegjël për sfidat e eliminatore të Euro 2021, të ulej Dzemal Mustedanagiç.

Specialisti boshnjak ka rreth 10 vite që shërben në futbollin shqiptar dhe dje arriti një fitore 0-1 në Prishtinë kundër Kosovës U21.

Rikthehemi te Bushi, i cili ka kryer testin e radhës. Përgjigja e ditës së sotme ka rezultuar sërish pozitive për të.

Në kushte të tilla, 47-vjeçari duhet të vazhdojë të qëndrojë sërish i izoluar në pritje të testit të radhës, me shpresën që do dalë negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!