Gonzalo Higuain u largua nga Juventusi në 18 shtator dhe vendosi të vazhdonte karrierën tek Interi Miami në MLS amerikane. Bomberi i njohur argjentinas, ka shënuar 1 gol në 9 ndeshje të luajtura me skuadrën e re.
Koha nuk pret, vitet kalojnë dhe “El Pipita” feston 33-vjetorin e lindjes në dhjetor. Në një prononcim për ESPN, Higuain tregon se çfarë ndikoi që të mos kthehej te River Plate në vendlindje (ekipi i zemrës), teksa ka një koment edhe për mbylljën e karrierës.
“MLS është etapa e fundit e karrierës time. Do të më pëlqente të kthehesha te River Plate, por kushtet ekonomike të klubit dhe pandemia ndikuan që mos të kryhej ky transferim.
Tërheqja nga futbolli? Siç thotë edhe Gigi Buffon, duhet të shikosh ditë pas dite dhe vit pas viti. Do të jetë trupi im ai që do të më tregojë se kur do ta mbyll karrierën“, deklaron Higuain. /abcnews.al