Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Humbja e fundit përjetohet keq, trajneri nordik vendos të largohet

schedule17:58 - 14 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 14 Nëntor, 2020

Islanda ishte 2 minuta larg kualifikimit për herë të dytë radhazi në një Europian. Kombëtarja vikinge luajti të enjten në mbrëmje në Budapest finalen e Nations League kundër Hungarisë vendase.

Miqtë ishin në avantazh deri në minutën e 88-të falë golit të Sigurdsson, por vendasit kryen një përmbysje të çmendur, realizuan dy herë në minutat e fundit dhe festuan kualifikimin në Euro 2021.

Disfatë e dhimbshme për Islandën, teksa trajneri Erik Hamren ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i kombëtares së tij, vendim që e ka bërë publik në konferencën e sotme për shtypin.

63-vjeçari, timonier i nordikëve prej gushtit të vitit 2018, do të drejtojë edhe dy ndeshje kombëtaren e vendit të vogël; ndaj Danimarkës (15 nëntor) dhe Anglisë (18 nëntor) për llogari të Nations League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!