Lokomotiva Zagreb ka luajtur ditën e sotme një miqësore kundër Slaven Belupo dhe ka humbur me rezultatin 3-2. Skuadra kroate kishte këtë herë vetëm dy shqiptarë në fushë.
Francesco Tahiraj dhe Ibishi ishin të përzgjedhurit, ndërkohë që i pari shënoi edhe njërin prej golave të Lokomotivës.
Vlonjati realizoi që në minutën e 15-të të takimit dhe deri në fund u realizuan edhe katër gola të tjerë. Anësori u afrua këtë verë te Lokomotiva, ku spikasnin vjet emra si Çokaj, Tuci dhe Mersinaj, përveç Kastratit dhe Uzunit që u shitën. /abcnews.al