Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara: Qeveria s’ka asnjë masë

schedule13:00 - 14 Nëntor, 2020

schedule 13:00 - 14 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre që lidhen me situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.

Gjatë bisedës me ta, Basha u bëri thirrje që të tregojnë kujdes pasi qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për t’ju mbrojtur.

Basha ritheksoi edhe njëherë se propozimi i tyre ka të bëjë me rimbursimin e paketës së ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale.



‘Shumë i vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që kalojnë njerëzit me aftësi të kufizuara. Thirrje ju dhe familjeve tuaja të merrni masat pasi qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për t’ju mbrojtur. Propozimet tona për rritjen e testimeve, rimbursimin e paketës së ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale”, tha Basha.

Ndërkohë, përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje. Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj tha se ata kanë 100 muaj që gënjehen nga kjo qeveri.

“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, – tha Mark Zefi, kreu i shoqatës së Invalidëve të Punës.

Mirela Juka nga fondacioni “Daën Sindrom Albania” tha se kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës. “Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në Lock Doën. Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje”, – u shpreh Juka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!