Caernarfon Town-Connah’s Quay, ndeshje e elitës së futbollit në Uells, është mbyllur me incidente në fushën e blertë. Një ndërhyrje në mesfushë u shoqërua me tra kartonë të kuq, teksa dy prej tyre i mori skuadra vendase.
Edwards dhe Bradley, sigurisht të panjohur në vendin tonë, e pësuan. Lewis Brass, portieri i skuadrës mike, duke parë sherrin që nisi mes lojtarëve të të dyja skuadrave, e harroi portën dhe u vërsul tek turma.
Noson tanllyd ar Yr Oval! ??
???
Noah Edwards, Lewis Brass a Callum Roberts i gyd yn cael eu hel o'r maes. pic.twitter.com/uMrw3qmtgD
— Sgorio ⚽️ (@sgorio) November 13, 2020
Kamerat e kapin “mat” portierin, i cili e mbërthen një prej kundërshtarëve dhe e hedh me shpatulla përtokë. Ai episod nuk i shpëtoi arbitrit, i cili e ndëshkoi me karton të kuq. Brass, me adrenalinën në maksimum, nisi të bënte edhe gjeste të tjera kundrejt tifozëve. /abcnews.al

