Retorikat ‘seksiste’ në zgjedhjet amerikane, femrat ende duhet të luftojnë për respekt

schedule10:25 - 14 Nëntor, 2020

schedule 10:25 - 14 Nëntor, 2020

Nga Tina Tchen, CNN

Gjatë shekullit të kaluar, gratë kanë luftuar me forcë për të drejtën e tyre themelore: të drejtën e votës. Tani, Amerika ka zgjedhur gruan e parë me ngjyrë që do të jetë  nënkryetarja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

Pjesërisht të nxitur nga pjesëmarrja historike e grave në votime, gratë kandidate  të të dy partive – kanë thyer rekorde gjatë votimeve.

Gruaja e parë me ngjyrë që ka fituar një vend në kongres në Misuri do të jetë tashmë pjesë e  Dhomës së  Përfaqësuesve.

Në Delaware, gruaja e parë trans u bë ligjvënësja më e lartë transgjinore në vend. New Mexico u bë shteti i parë që dërgoi një delegacion të grave me ngjyrë në Dhomën e Përfaqësuesve. Këtë vit, ka të paktën 13 gra  republikane që  do të jenë pjesë e Kongresit, në krahasim me vitin 2018 kur ishte vetëm një. Dhe pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, raciste dhe seksiste , të katër anëtarët e “Skuadrës” fituan rizgjedhjen.

Ndërsa Amerika feston  këto momente historike, ata nuk mund të harrojmë që i është dashur kaq shumë kohë për të arritur këtu ku janë sot. Kohë më parë gratë, dhe veçanërisht gratë me ngjyrë, para se të kandidonin për poste të larta, i janë nënshtruar një standardi të dyfishtë që nuk ka asnjë lidhje me kualifikimet e tyre por kishte të bënte me gjithçka që lidhet me historinë e këtij vendi të seksizmit dhe racizmit.

Pasojat e seksizmit dhe racizmit kanë vazhduar për breza me radhë me mediat  kanë ofruar të dhëna se si ato vazhdojnë ende sot.

Dy javë pas njoftimit se Kamala Harris, do të ishte zëvendës presidentja e re e SHBA-së, një analizë e TIME’S UP Now zbuloi se më shumë se 11,000 artikuj lajmesh  kishin përdorur gjuhë të njëanshme në lidhje me Harris.

Newsweek kishte botuar një artikull rreth konspiracioneve të  pabaza dhe raciste dhe më vonë pas komenteve të shumta u detyrua të kërkonin falje për artikullin.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet. Përhapja e seksizmit në diskursin politik dhe publik infekton jo vetëm mënyrën se si amerikanët mendojmë për gratë që kandidojnë në postë të larta, por edhe se si vetë ata mendojmë për gratë udhëheqëse në çdo sektor – si CEO, si udhëheqëse të kujdesit shëndetësor.

Amerika po hyn në një moment thelbësor në luftën për drejtësi dhe barazi, të lumtur nga fitorja e grave në këto zgjedhje, duke përfshirë nivele të pashembullta përfaqësimi në shtetin amerikan dhe qeverinë federale. Dhe ndërsa theksi i këtyre çështjeve të vështira nuk duhet të bie vetëm mbi gratë, gratë në fakt  kanë udhëhequr historikisht luftën.

Diçka e tillë ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisjes së Obamas, gjatë një beteje të gjatë dhe brutale për të miratuar Obamacare.Përfshirja e grave në Obamacare nuk ishte diçka përfundimtare- kjo sepse nuk zbatoheshin politikat për shumicën e ligjvënësve: burrat, transmeton abcnews.al

Në një seancë  mbi reformën e kujdesit shëndetësor, senatori Jon Kyl nga Arizona kundërshtoi kujdesin në maternitete duke deklaruar , “Unë nuk kam nevojë për kujdesin në maternitete”. Për të cilën senatorja Debbie Stabenow nga Michigan u përgjigj “Unë mendoj se mamaja juaj ka pasur nevojë.”

Vlera e diversitetit në udhëheqje nuk mund të ishte më e qartë se kaq. Në mes të një pandemie që ka përkeqësuar pabarazitë gjinore dhe racore, gratë kanë nevojë për mbështetje, në të dy anët e rreshtit politik, të cilat do të luftojnë për politika të forta për të adresuar krizën e kujdesit që bota po has.

Gratë gjithashtu kanë nevojë për udhëheqës në të dy partitë për të prishur çekuilibrin e pushtetit që ka lejuar dhe po lejon diskriminimin gjinor dhe racor, që do të thotë se duhet të luftojnë për të mbyllur hendekun e pagave gjinore dhe racore, për të mbrojtur punëtorët nga ngacmimet seksuale dhe diskriminimi gjinor.

Kjo është arsyeja pse TIME’S UP dhe organizatat e tjera kryesore të mbrojtës së  grave krijuan fushatën “Ne mbështesin atë”, duke kërkuar që moderatorët,  spikerët,  dhe udhëheqës të tjerë të mediave t’i mbajnë larg amerikanëve këto sulme dashakeqëse nga mbulimi i zgjedhjeve te vitit 2020.

Amerika po dëshmon ndryshimin transformues – votuesit e kanë kërkuar këtë gjë. Dhe për të përmbushur sfidat e këtij momenti, mediat duhet të vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre duke mbështetur gratë udhëheqëse.

Dhe nëse ato do të flasin për  sulmet e rrënjosura në racizëm ose seksizëm, gazetarët duhet t’i përmendin ato dhe të ndihmojnë që diçka e tillë mos të zërë më vend në shoqërinë amerikane.

Gratë që kanë ardhur në pushtet dhe miliona gra që kanë udhëhequr  nuk meritojnë më shumë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!