Psikologët : Nuk ka asnjë rast për transmetimin e virusit nga kafshët shtëpiake tek njeriu

schedule08:31 - 14 Nëntor, 2020

schedule 08:31 - 14 Nëntor, 2020

Veterinerët zviceranë janë të bindur se dhe kafshët shtëpiake, sidomos macet duhet të respektojnë rregullat e izolimit dhe distancën sociale. Kjo sepse virusi njësoj si qëndron në sipërfaqe mund të qëndrojë dhe në gëzofin e tyre. Por psikologët e kafshëve janë kundër duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë rast të transmetimit të koronavirus nga kafshët shtëpiake tek njeriu

“Anikura”, rrjeti zviceran i klinikave veterinare, duke u bazuar në rekomandimet e qendrave amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, paralajmëron: detyrimi për distancim social, si pasojë e pandemisë së Covid 19, është në fuqi dhe për miqtë tanë me katër këmbë, sidomos macet.

Macet nuk mund të shëtisin më lirisht në rrugët e qyteteve europiane, por duhet të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e mbylljes së vendit dhe izolimit. Pronarët e qenve duhet të mbajnë miqtë e tyre me katër këmbë, të paktën 2 metra larg kalimtarëve, dhe të shmangin shëtitje me qentë në vendet publike.

Në kuadër të rekomandimeve të kolegëve amerikanë, veterinerët zviceranë, rekomandojnë që kafshët shtëpiake të trajtohen si anëtarë të familjes duke i mbrojtur deri sa të ketë më shumë informacione për koronavirusin.

Ata theksojnë se sipërfaqja, është në gjendje të transmetojë virusin apo ADN-në e virusit, dhe këtu përfshihet dhe gëzofi i kafshëve shtëpiake apo sekrecionet që ata lëshojnë nga hunda. Virologu Volker Tiel, i Institutit të Virologjisë dhe imunologjisë në universitetin e Bernës, shton dhe më shumë alarmin: Distancimi social sipas tij i bën mirë dhe kafshëve shtëpiake ashtu si njerëzve, për të qenë të sigurtë që ata nuk ia transmetojnë njerëzve aPo kafshëve të tjera shtëpiake.

Gjithsesi deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast për transmetimin e infektimit nga një kafshë shtëpiake tek njeriu. Psikologët e kafshëve në fakt këmbëngulin se ka shumë dyshime nëse kafshët mund të mbahen mbyllur që të mos infektojnë. Macet endacake, çmenden nëse mbyllen, dhe mund të shkatërrojnë një apartament. Ndërsa qentë janë qenie sociale dhe duhet të krijojnë marrëdhënie si me njerëzit ashtu dhe me njëri tjetrin./abcbews.al