Selia e gazetës “Capital Gazette”në Meryland të SHBA është sulmuar dje me armë zjarri. Të paktën 5 persona mbetën të vrarë.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, agresori ka plagosur edhe disa persona të tjerë. Forcat e policisë ndaluan 38 vjeçarin, Jarrod Ramos, i cili mësohet se ishte i armatosur me pushkë dhe lëndë eksplozive.
Ai e kishte kërcënuar më parë gazetën për shkak të një shkrimi për dënimin e tij për ngacmime seksuale në 2011. 38-vjeçari kishte ngritur edhe padi për shpifje ndaj gazetës në 2012-n, por e kishte humbur betejën gjyqësore. Megjithatë, ai nuk është ndalur dhe ka vijuar hakmarrjen e tij.
Gazetari Phil Davies ka deklaruar se autori ka hapur zjarr përmes një dere prej xhami dhe plumbat e qëlluar prej tij kanë prekur shumë njerëz.
Të tjerë dëshmitarë në redaksinë e gazetës kanë dëshmuar se skena ishte makabre dhe terrorizuese./abcnews.al