Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klodian Gradecin

schedule20:54 - 13 Nëntor, 2020

schedule 20:54 - 13 Nëntor, 2020

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.

Apeli nga “arrest në burg” ka vendosur masën “arrest në shtëpi”. Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5  milion dollarë dëm buxhetit të shtetit.

Lexo edhe: Abuzimi 1.5 mln $, arrestohet në Rinas ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci! Po kthehej nga Turqia

Ish-drejtori i OST u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia, gjatë seancës në shkallë të parë Gradeci pretendoi se u vetë dorëzua dhe se në Turqi ishte për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Sakaq Klodian Gradic është edhe mik i ish-ministrit Damian Gjiknuri.

/abcnews.al/