E sotmja është dita e prezantimit të trajnerit të ri të Tiranës. Nevil Dede ka zbarkuar në “Skënder Halili”, por prezenca e një tjetër personi të veçantë është vënë re.
Erjon Hoxhallari ka lënë grumbullimin e kombëtares dhe është rikthyer në ambientet e klubit të Tiranës ditën e sotme.
Ai debutoi si kuqezi për herë të parë ndaj Kosovës, por vetëm kaq ka zgjatur aventura e tij e parë me kombëtaren e madhe.
Abcnews.al mëson se mbrojtësi ka pësuar një tërhqeje muskulore dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit. /abcnews.al