Zyrtare: Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës

schedule13:18 - 13 Nëntor, 2020

schedule 13:18 - 13 Nëntor, 2020

Dje Tirana vendosi të shkarkojë Emmanuel Egbo dhe më pak se 24 orë pas këtij lajmi zyrtarizohet trajneri i ri, Nevil Dede. Lajmin e bën të ditur vetë klubi bardheblu përmes një postimi. Dede do të prezantohet sot në zyrat e klubit në kompleksin “Skënder Halili”.

NJOFTIMI I KLUBIT – “Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës.

E SHKUARA – Dede e ka drejtuar Tiranën dy herë në të shkuarën. Për herë të parë pranoi ofertën në tetor të vitit 2010, ndërkohë që qëndroi për katër muaj në krye të bardhebluve. Në shkurt të vitit 2013 45-vjeçari u rikthye te Tirana, duke qëndruar deri në tetor të atij viti në drejtimin e kampionëve në fuqi të vendit.

Veç punës me kombëtaret e moshave, Dede ka drejtuar edhe skuadra si Laçi, Kastrioti dhe Luftëtari. Si lojtar, sikurse edhe dihet, ai ka qenë kapiten i Tiranës dhe ka dalë kampion tetë herë. Gjithashtu ai ka triumfuar pesë herë në Kupën e Shqipërisë dhe 6 herë në Superkupë, duke e shkruar emrin e tij në historinë e klubit bardheblu. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!