Lëkura vazhdon të jetë një ndër elementët më “in” të modës, dhe një ndër aleatët më të mirë janë padyshim pantallonat. Nga modelet që përshtaten si një lëkurë e dytë tek ato me ngjyra të ndezura, pantallonat mbeten sërish kryefjala për këtë sezon.
Nëse një palë pantallona të bukura lëkure ende mungojnë në garderobën tuaj, atëherë është koha që t’i shtoni sepse kjo veshje krijon një gjendje shpirtërore shumë të fortë, e cila arrin t’ju tregojë si një fashionista me përvojë.
Hyjnë në listën e elementëve kryesorë të vjeshtës-dimrit dhe është gati të vjedhë krejt vëmendjen që kanë xhinset si dhe gjithë modeleve të pantallonave që ne i veshim në këtë periudhë të vitit. Por si t’i vishni pantallonat e lëkurës pa u bërë shumë agresive?
Pantallona lëkure, pulovër dhe çizme deri tek kyçi i këmbës
Pantallona lëkure, triko dhe atlete
Pantallona lëkure, këmishë xhins
Pantallona lëkure, triko dhe çizme
Pantallona lëkure, këmishë të bardhë dhe çizme luftarake