Adelina Ismajli është cilësuar prej vitesh si diva e skenës shqiptare. Ajo ka spikatur gjithmonë për perfomancat pa tabu dhe format perfekte trupore. Pavarësisht viteve që ikin, Adelina vazhdon të mbetet e freskët dhe shumë seksi.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan të zi dhe komplimentet kanë qenë të shumta.
Por në sy këngëtares i ka rënë komenti i një ndjekëseje që e pyet:
“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”.
”Jam 40-vjeçare”, i përgjigjet Adelina duke lënë të kuptohet se është ende e re për t’i bërë këtë pyetje.
Kujtojmë që Adelinën tani e shohim si moderatore në emisionin “Tetë a tetë” që transmetohet në Kanal10. l.k/abcnews.al