Milan mëson nga gabimet, gati rinovimi me “luftëtarin” e mesfushës

schedule17:18 - 13 Nëntor, 2020

schedule 17:18 - 13 Nëntor, 2020

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, është lojtari i radhës që do të rinovojë me kuqezinjtë. Drejtuesit e “Djallit” nuk duan ta dërgojnë situatë e tij ashtu siç po ndodh me Donnarummën dhe Calhanouglu, prandaj po nxitojnë për ta mbyllur atë sa më shpejt.

Sipas raportimit të “MilanNews”, ende nuk ka  patur një takim të drejtëpërdrejtë mes Kessies apo agjentit të tij me drejtuesit e klubit, por këta të fundit janë të bindur për kërkesën e tyre. Që nga fillimi i vitit, 23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Serie A dhe i ka bindur të gjithë me lojën e tij.

 

Kessie e ka shprehur shumë herë që kërkon të qëndrojë për një kohë të gjatë te Milani dhe tashmë mesa duket drejtuesit po ia realizojnë ëndrrën. Mësohet se lojtari nga Bregu i Fildishtë do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ku në të do të ketë dhe një rritje page.

Kujtojmë se në sezonin e fundit ishin ekipe si Monaco apo West Ham e kanë kërkuar mesfushorin, por ai gjithmonë ka qenë i qartë në vendimin e tij për të qëndruar në Milano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!